Çitaku i kundërpërgjigjet Gërvallës: Nuk të marr seriozisht, çka është ma e keqja për Kosovën, ty nuk të merr seriozisht askush

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.

“Donikë, paske marrë mundimin me reagu ndaj konferencës time për shtyp. Më mirë kish me qenë me u marrë me njohjen të Republikës së Kosovës nga ndonjë shtet, anëtarësimin në Këshill të Evropës, heqjen e sanksioneve nga ana e BE-së”, ka shkruar Çitaku.

Ajo duke iu drejtuar në emër shefes së diplomacisë, i ka thënë se nuk e merr seriozisht askush.

“Donikë, nuk të marr seriozisht as unë, e çka është ma e keqja për Kosovën, ty nuk të merr seriozisht askush. Jeni duke abuzuar. Jeni duke instrumentalizuar institucionet e shtetit, diplomacinë, policinë, AKI-në. Keni me dhanë përgjegjësi”, ka shkruar në fund Çitaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.