Sveçla: Nuk ka më mbështetje politike për grupet mafioze

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se siguria e qytetarëve dhe e vendit është prioritet dhe se për këtë nuk do të mungojë mbështetja ndaj policisë.

Ai ka thënë se grupet mafioze më nuk mbështeten nga politika.

“Nuk ka më mbështetje politike për grupet mafioze. Siguria e qytetarëve tanë dhe e vendit tonë mbetet qëllim kryesor dhe në këtë drejtim, asnjëherë nuk do të mungojë mbështetja jonë si qeveri që ky qëllim të jetësohet për çdo ditë”, ka shkruar Sveçla të dielën në një postim në Facebook, ku ka përgëzuar Policinë e Kosovës për disa aksione të zhvilluara kundër personave që merren me fajde e narkotikë.

Ai ka bërë të ditur se gjatë javës 3 persona janë arrestuar për fajde, 10 persona të arrestuar për narkotikë dhe mbi 110 kilogramë substancë narkotike është konfiskuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.