Vdekja tragjike e pjesëtarit të FSK-së, Kica-Xhelili: Paga e ulët e ushtarit tonë e detyroi të punojë punë tjetër shtesë

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas vdekjes tragjike të ish-ushtarit të UÇK-së dhe pjesëtarit të FSK-së, Liman Musliu.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kica-Xhelili, tha se ish ushtari i UÇK-së vdiq në vend të punës si ndërtimtar, ndërsa foli për vështirësitë që përballen ushtarët e FSK-së.

Ajo akuzoi pushtetin për dështim në ofrimin e pagave të dinjitetshme për ushtarët dhe ofrimin e sigurisë në vendin e punës.

“Kur kanë VDEKJA E USHTARIT TONË, SI NDËRTIMTAR. Ish-Ushtari i UÇK, sot zyrtar i FSK, vdiq në vend të punës si ndërtimtar. Dy dështime! Një realitet! Dështimi i parë: paga e ulët e ushtarit tonë që e detyroi atë të punojë punë tjetër shtesë. E dikujt që i gatshëm që jetën t’ia jap atdheut, e “dha” për mbijetesë. Dështimi i dytë: siguria në vend të punës, zero. Pagat e ndërtuesve, të tmerrshme. Rrezikshmëria tejet e lartë.

Realiteti: KOSOVA, SOT. Qeveria mund të shëtisë lart e poshtë JASHTË Kosovës; mundet edhe të caktojë tubime partiake përmes ambasadave e ta keqpërdorë kështu pozitën publike, por ASGJË, bash ASGJË nuk do t’ia mbulojë kurrë turpin e dështimeve fatale me 50% – brenda në KOSOVË. Kam parë dhe më parë paturpësinë teksa mori para vetes politikanë që pushteti i shpërfaqi lakminë; por të gjithë e patën një të përbashkët: DËNIMIN POPULLOR. KOHA I VJEN SECILIT”, shkruan ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.