Avdullah Hoti i ashpër me Hekuran Muratin: Me sa fytyrë thu që është shkatërru Kosova për 20 vjet?

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar rëndë ministrin Hekuran Murati, lidhur me deklaratat se Kosova është shkatërruar për 20 vjet.

Hoti tha e pyeti “me sa fytyrë” bën deklarata të tilla.

“Me debatu me këtë person është problem, se ky debaton me fanatizëm. Këtij nuk i intereson e vërteta, edhe vazhdon me atë propagandën e poshtër, të ulët. Me sa fytyrë del në foltore, edhe i thu njeriut që është shkatërru Kosova që 20 vjet. Me 13 mijë njerëz të vrarë, e me njerëz pa gjymtyrë, e me shtëpi të shkatërruara. Ti thu është shkatërru Kosova gjatë 20 viteve. Kur i shton këto në Kuvend, nuk ka vend për debat”, tha Hoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.