Deputeti i Kuvendit nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinofci, deklaroi se në Kosovë nuk do të ketë “fare Asociacion me kompetenca ekzekutive”, pasi sipas tij do të ndryshonte demografia e Kosovës.
Bajqinofci tha se edhe kjo çështje shkakton probleme midis dy shteteve, pasi Serbia nuk e pranon alternativen e kryeministrit Kurti rreth Asocioacionit të cilin beson se duhet ta themelonin komunat.
“Nuk do të ketë Asociacion. S’do të ketë, sepse Serbia nuk është e gatshme me nënshkru, sepse [Vuçiqi] e din që po e nënshkruajti e pret burgu, sepse njëfarë forme e pranon Republikën e Kosovës. Cili është ai linder në Serbi që guxon me nënshkru atë marrëveshje?”, th Bajqinofci.
“Të gjithë e din që kryeministri Kurti nuk e ka pranuar dhe e ka treguar që ‘unë isha i gatshëm në Ohër ta bëjë një Asociacion pa asnjë kompetencë ekzekutive, por nuk ka pranu. Ju e dini që Serbia po i kërkon kompetencat ekzekutive; Polici, mjedis ku nuk ta jep lejen dhe ta ndryshon demografinë edhe disa çështje tjera”, deklaroi në “PolitiKaos”, Bajqinofci.
Ai shtoi se marrëveshje pa nënshkrim, siç kërkoi shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, nuk do të ketë, pasi sipas tij, Serbia edhe me nënshkrim nuk i zbatoi, deri në vendosjen e sanksioneve nga Qeveria Kurti.
“Nuk shoh kurrfarë marrëveshje. Ju e keni parë që Serbia po organizon një institucion i cili do ta bëjë ndjekjen e zyrtarëve të lartë të shtetit, kështu që Serbia po e themelon një institucion për me tregu që nuk jam e interesuar më me i vazhdu marrëveshjet. Serbia më nuk është e interesuar të negociojë dhe ta zbatojë marrëveshjen e Ohrit. Ne nuk i ikim dialogut, dialogut i ka ikë Serbia”, shtoi deputeti i VV-së, Mefail Bajqinofci.