Bedri Hamza takon shoqatën e bizneseve në Prizren: Do ta heqim pagesën në kufi për TVSH-në

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar takuar përfaqësuesit e bizneseve në Shoqatën ESNAF në Prizren, me të cilët ka diskutuar për programin e tij ekonmik dhe lehtësirat në të bërit biznes në vend.

Hamza u premtoi atyre se shqetësimin e kamotshëm të bizneseve, praktikën e pagesës së TVSH-së në kufi, do ta ndryshojë gjatë qeverisjes së tij.

“Bizneset nuk do të detyrohen t’i paguajnë në avans obligimet e tyre, por do u krijohen mundësi të zhvillohen dhe t’i kryejnë obligimet tatimore kur t’i shesin produktet e tyre. Këtë barrë tatimore do ua heqim të gjitha bizneseve që importojnë në Kosovë”, ka thënë Hamza.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, është zotuar se me programin e tij qeverisës, Kosova mundet ma mirë për ekonominë, për bizneset dhe të gjithë punëtorët e sektorit privat e publik në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.