Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa thotë se më nuk qon peshë nëse thirret edhe kryeministri i Kosovës për intervistim nga Prokuroria.
Pasi sipas tij, Qeveria më e korruptuar është ajo e Albin Kurtit.
Deputeti Beqa thotë se ky pushtet ka thyer rekord për aktakuza e intervistime të ministrave.
“Nëse i shohim ministrat edhe kryeministri duke u intervistuar nuk është më lajm as për qytetar e as për deputet duke e ditë kualitetin e Qeverisë është më e dobëta nga sukseset dhe më e korruptuara që ka pas Kosova. Qeveria që ka thyer rekord me intervistime e aktakuza e nën hetime të ministrave e zyrtarëve”, deklaroi Beqa.