Drejtori i Arsimit në Lipjan: Të gjitha shkollat tona e kanë bojkotuar “Edukatën seksuale”

ë gjitha shkollat e Komunës së Lipjanit e kanë bojkotuar lëndën e “Edukatës Seksuale”.

Kështu së paku ka thënë drejtori i Drejtorisë për Arsim në këtë komunë, Rasim Hasani.

Në një postim në Facebook, ai tha se çështja e edukimit seksual ka qenë “temë shqetësuese” këtë javë, politikë kjo që, sipas tij, buron nga MAShTI.

“Në emër të institucionit DKA Lipjan, ju njoftoj dhe ju siguroj se kjo lëndë (zgjedhore) është bojkotuar në të gjitha shkollat në Komunën e Lipjanit dhe nuk ka hapësirë për shqetësim. Lidhur me këtë dukuri i falënderoj të gjithë drejtorët e shkollave dhe tërë stafin edukativo-arsimor për kujdesin e vigjilencën e tyre”, u shpreh ai.

Hasani tha se do të vazhdojnë të kontribuojnë në edukim, “dhe gjithmonë duke e ruajtur institucionin më të shenjtë familjen”.

Kanë qenë deputetët e larguar nga LVV-ja, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, ata që e ngritën këtë çështje.

Rrahmani, të hënën (11 nëntor) në Kuvendin e Kosovës e ngriti këtë çështje, duke hedhur kritika ndaj MAShTI-t se po kontribuon në prishjen e familjes, ndonëse ishte korrekt duke thënë se bëhet fjalë për një udhëzues për mësimdhënësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.