Kthimi i Vjosa Osmanit në LDK, Statovci: Ajo duhet të vazhdojë tutje si presidente për t’i bërë nder vendit

Dy persona janë vrarë pas të shtënave me armë zjarri, mbrëmjen e sotme në qytetin e Klinës.

Në lidhje me këtë rast para mediave drejtori Rajonal i Policisë, Shaban Shala ka thënë se dy personat e vrarë janë të moshës 19-20 si dhe 21-22 vjeçar.

Tutje, ai ka thënë se policia ka arritur të arrestojë të dyshuarin, derisa ka shtuar se prokuroria është duke mbledhur informacione tjera në lidhje me rastin.

“Kur kemi arrit në vend ngjarje kemi gjetur viktimën aty dhe i dyshuari vetëm se kishe ikur. Si pasojë e kësaj kemi një person pa shenja jete dhe një tjetër i cili rrugës për në spitalin Rajonal të Pejës ka vdekur pasi nuk ka mundur që ti përballojë plagët. Policia ka arritur me arrestu personin e dyshuar. Mosha e viktimave sipas informacioneve 19-20 dhe 21-22 vjecar. Sipas informacioneve bëhet fjalë për 4-5 të shtëna, por nuk mundëm më i konformu saktë”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, prokurorja Sahide Gashi ka thënë se deri më tani nuk dihet motive që ka shtyrë në këtë vrasje të dyfishtë.

Ajo tha se trupat e viktimave janë dërguar në IML për obduksion.

“Rast tragjik që ka marrë jetën e dy personave të ri, ajo çka mund të shtojmë detajet nuk i kemi – jemi në vazhdimësi të mbledhjes së provave-ekzaminimit të vendit të ngjarjes. Trupat e pajetë është urdhëru që të dërgohen për autopsi në IML në Prishtinë. I dyshuari edhe ai i moshës së re është arritur të arrestohet falë punës së shpejtë të policisë”, tha prokurorja Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.