Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar sot në QKUK të miturën që u plagos rëndë pas sulmit me thikë në Ferizaj.
Bulliqi ka bërë të ditur se vajza që po trajtohet në QKUK dhe e mitura tjetër që mbeti e lënduar po nga sulmi atë ditë, por më lehtë – janë motra.
Kryetari i Podujevës ka thënë se gjendja e vajzës e cila ndodhet në Intenzivë, ka filluar të stabilizohet.
Tutje, ka thënë se do të nxjerr vendim për të ofruar ndihmë financiare për mbulimin e shpenzimeve për familjen.
“Për këtë rast sot do të nxjerr një vendim për të ofruar ndihmë financiare për mbulimin e shpenzimeve për familjen. Iu dëshiroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve në këtë rast të rëndë! Uroj që rastet e tilla të mos përsëriten kurrë!”, ka shkruar ai.