Refuzimin e projektit të Fahrije Hotit, Çitaku: VV-ja të korruptuar meterialisht e moralisht

Vlora Çitaku, sekretare e Përgjithshme e PDK-së, ka reaguar për lajmin e refuzimit të projektit të Fahrije Hotit, fermere nga Krusha e Madhe, fshat ku në kohë të luftës ishin vrarë nga Serbia mbi 200 burra.

Çitaku ka përmendur faktin se përderisa Hotit i ishte refuzuar projekti, Ministria e Bujqësisë i kishte dhënë 100 mijë eur grant vëllait të deputetes së VV-së, Fitore Pacolli.

Çitaku ka shkruar se VV-ja janë të korruptuar materialisht e moralisht.

“Pra,

Fahrije Hotit nga Krusha, i refuzohet projekti, e vellaut të deputetes së VV-së i ndahen 100.000 euro.

Të korruptuar materialisht, moralisht, politikisht, intelektualisht” – ka shkruar ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.