Hill: Duhet shumë punë për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Në konferencën e Sigurisë në Beograd, ai ka theksuar duhet shumë punë që të arrihet normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është shumë e rëndësishme që ato procese të fillojnë dhe të krijohen kushte për normalizimin e marrëdhënieve. Por padyshim që ka shumë punë për të bërë. Kjo është diçka që është pjesë e kësaj administrate aktuale, por edhe e radhës, sepse problemi nuk mund të zgjidhet menjëherë. Duhet bërë shumë punë për të arritur statusin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka potencuar Hill.

Tutje, Hill ka thënë se Lajçaku ka bërë shumë propozime pozitive për tema të shumta, duke përfshirë edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Këto janë gjëra që ai i ka nisur që në fillim dhe duhet të zbatohen. Më vonë, nëse të gjithë bëjnë atë që sugjeroi Lajçak, do të jemi në një vend më të mirë. Sigurisht që kemi humbur kohë për shumë arsye, por duhet t’i rikthehemi punës”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.