Osmani ktheu dy ligje për rishqyrtim në Kuvend, Presidenca jep arsyetimet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka kthyer për rishqyrtim Kuvendit të Kosovës Ligjin për Këshillin e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit.  

Në faqen zyrtare të Presidencës, janë publikuar arsyetimet për kthimin e këtyre dy ligjeve në Kuvend.

“Ligji për Këshillin e Sigurisë është kthyer për shkak se me përmbajtjen aktuale e rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën.

Ndërkaq Ligji për mbrojtjen e konsumatorit është kthyer për shkak të dispozitave të caktuara të cilat rrezikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve, të drejta këto të garantuara me Kushtetutë. Për më tepër, bashkëngjitur gjeni dokumentet me arsyetimet përkatëse”, thuhet në postimin e Presidencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.