“Ekspozimi i armatimit nga Kurti”, Hoxha: Emocion i fushatës elektorale

Valdet Hoxha – Ish-zv.ministër i Brendshëm tha se ekspozimi i armatimit nga kryeministri, Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është një ekspozim i cili i përket “emocioneve” të parafushatës elektorale e që në fakt, armatimi është në kuadër të planit tranzicional të 2018-2028.

Hoxha u shpreh se ” nuk kemi nevojë për ekspozimin e armatimit” pas që sipas tij disa çështje duhet të jetë sekrete dhe është një fushë specifike.

Hoxha tha se ky armatim i ekspozuar i përket këmbësorisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Disa gjëra duhet të jenë publike por jo disa duhet të jenë sekrete. Sepse është një fushë specifike dhe nuk duhet të jenë publike. Pajtohem se publikimi i këtyre fotografive ka qenë në emocionet para elektorale, sepse nuk do duhej se në këto kohë kur flasim për doktrina bërthamore, ti ekspozojmë ato. Jemi Forcë që konsiston në mbrojtjen territoriale, që është Forcë civile me pretendime mbrojtëse dhe kontribut krucial pas anëtarësimit në NATO. Nuk kemi sesi t’i tregojmë muskujt me armatim të lehtë. Ukraina i përdori armët me rreze të dhënga nga SHBA-ja dhe Putini ndryshoi doktrinën e konceptit bërthamor. Ne i ekspozuam disa armë të lehta të këmbësorisë. Emocion i fushatës elektorale, por është në kuadër të planit tranzcional 2018-2028″, tha Hoxha.

Hoxha tha se është e rëndësishme që të “armatosemi për aq sa lejohet qoftë nga buxheti dhe sa mundemi por gjithnjë duhet me kordinim të SHBA-ve”.

Afrim Veseli – Nën kolonel i FSK-së në pension tha se ekspozimi i armatimit nga Kurti dhe Maqedonci nuk është armatim i dorës së fundit por që i përket periudhës së 2019 e tutje.

Ky armatim, duke përfshirë pushkë automatike dhe mitrolezë sipas Veselit i përket këmbësorisë dhe ekspozimi i tij nuk do duhej të ndodhte nga akterët politik.

“Nuk është e dorës së fundit. Pjesa dërmuese e armatimit këmbësorik që është parë ka qenë e porosit në vitin 2019, një pjesë tjetër më vonë.  Është armatim i këmbësorisë, duke përfsshirë pushkë automatike dhe mitrolezë. Nuk do duhej të dilte në opinion armatimi. Sepse ekspozimi i armëve të një ushtrie në koncept demokratik konsideroj se imazhe të tilla do duhej sa më pak. Armatim i blerë ndër vite, që nga 2019, kur kemi filluar porositë e para në FSK dhe vazhdon edhe sot ai trend, sipas planit 10 vjeçar të operatevitetit të FSK”, tha Veseli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.