Detaje të reja nga gjuajtja me armë në Prishtinë, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një incidenti me armë zjarri që ka ndodhur sot në Prishtinë, konkretisht në “Kodren e Trimave”,  në rrugën “Mon Balaj”.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë zëdhënësi i policisë në Prishtinë Agron Borovci.

Borovci tha se personat e lënduar janë dërguar për trajtim në QKUK.

“Policia në mënyrë aktive po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të sqarimit të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen si dhe identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personave që dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”, tha Borovci.

http://live.dtv-ks.com:8082/live/DTVHD.stream/playlist.m3u8

Leave a Reply

Your email address will not be published.