Erëra të forta priten sonte pas mesnate – Komuna e Prishtinës kërkon kujdes nga qytetarët

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë së premtes vonë pritet të ketë erëra të forta të shoqëruara me reshje shiu. Andaj, Kryeqyteti ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar.

Ata kanë kërkuar nga qytetarët gjithashtu që t’i sigurojnë objektet e lëvizshme nëpër ballkone e oborre të tyre, si dhe t’i reduktojnë lëvizjet e panevojshme në kushte të motit të rënduar.

“Duke pasur parasysh parashikimet e motit për orët në vijim, ju njoftojmë se priten erëra të forta të shoqëruara me reshje shiu, ndërsa në orët e vona të natës do të ketë edhe reshje bore.

Ju lusim të tregoni kujdes të shtuar, veçanërisht:

• Siguroni objektet e lëvizshme në ballkone ose oborre për të shmangur dëmet nga era.

• Reduktoni lëvizjet e panevojshme në kushte të motit të rënduar.

• Kujdesuni për sigurinë në trafik dhe shmangni parkimin pranë pemëve ose objekteve të rrezikshme.

Ekipet tona të emergjencave janë në gatishmëri të plotë për çdo situatë të mundshme. Për ndihmë apo raportime, mund të kontaktoni Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca në numrin 0800 122 33 ose 122 44. Së bashku, të kujdesshëm, e kalojmë çdo sfidë”, thuhet në njoftim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.