Kualicioni Lista për familje PD-AKR së bashku në Prekaz

Sot në diten e 28 Nëntorit kualicioni Lista për familje PD-AKR së bashku u panë në Prekaz.

Sot më 28 Nëntor bashkë me të gjithë kolegët e Listës për Familje kemi ardhur në Prekaz për të përkujtuar sakrificen e familjes Jashari.
Natyrisht ne si organizim politik, model dhe qëllim të angazhimit e kemi të arrijmë të ndërtojme familje shqiptare siç ka qenë familja e Adem Jasharit, të cilat janë në gjendje të japin gjithçka për kombin dhe shtetin tonë.
Kjo ditë duhet të na shërbej të gjithve të bashkohemi të angazhohemi e të punojmë për qëllime fisnike të vendit tonë dhe të mos harrojmë amanetin e Adem Jasharit dhe familjes Jashari dhe të gjithë atyre që kanë sakrifikuar jetën që ne sot ta gëzojmë këtë liri bashkë me familjet dhe femijët tanë. Ka shkruar bartësi i listës Eman Rrahmani

Leave a Reply

Your email address will not be published.