Shefi i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të presë nesër në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në faqen e Këshillit Evropian është publikuar agjenda e Costas, takimi në fjalë do të mbahet nga ora 09:30.
Pos Osmani, në të njëjtën ditë Costa do ta presë në takime duke filluar nga ora 10:00 edhe presidentin malazez, Jakov Milatoviq.
Ndërsa sot, Costa në takime i pret edhe liderët e tjerë të shteteve ballkanike përfshirë edhe kryeministrin Albin Kurti.