Qeveria rriti shpenzimet rreth 70 milionë euro për këtë kategori

Qeveria

Qeveria e Kosovës ka rritur shpenzimet e saj rreth 70 milionë euro në tremujorin e tretë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar. Pjesa më e madhe këtyre shpenzimeve janë për kompensimin e punëtorëve, përcjell KosovaPress.

Shpenzimet e përgjithshme të ekzekutivit të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti  në tremujorin e tretë të vitit 2024 kanë arrit 774.8 milionë euro, ose 69.3 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar sa ishin 705.5 milionë euro.

“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë Kompensimi i punëtorëve me 26%, Kontributet sociale dhe përfitimet me 22%, Konsumi i ndërmjetëm 16%, Formimi i kapitalit bruto 13%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve”, thuhet në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

 

Krahas shpenzimeve, janë rritur edhe të hyrat e Qeverisë në TM3 2024 krahasuar me TM3 2023

Sipas ASK-së, gjithsejtë të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2024 ishin  818.7 milionë euro, ndërsa të hyrat në TM3 2023 ishin 723.9 milionë euro

Leave a Reply

Your email address will not be published.