Gjenerali Rrahman Rama, kandidat për deputet nga PDK-ja, sonte është takuar me të rinjtë e qytetit të Vushtrrisë.
Rama ka publikuar disa fotografi nga takimi, ku shihet një numër i madh i qytetarëve të cilët ishin pjesëmarrës.
Ai shkruan se fryma pozitive jep shpresë të madhe për të ardhmen e vendit.
Postimi i plotë:
Sonte pata kënaqësinë të takoja të rinjtë e Vushtrrisë. Numri i madh i pjesëmarrësve në këtë takim dhe entuziazmi i tyre, janë dëshmi se rinia jonë është forca që e shtyn vendin tonë përpara.
Fryma pozitive që pashë tek ta më jep shpresë të madhe për të ardhmen. Të rinjtë tanë kanë ide të jashtëzakonshme, energji dhe vendosmëri për të ndërtuar një shoqëri më të mirë. Pra, ma mirë!