Politikani i njohur, Selim Pacolli, ka njoftuar se do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Kosovës, të cilat do të mbahen në shkurt të vitit 2025. Pacolli, një nga figurat kyçe në politikën kosovare, ka bërë të ditur se do të angazhohet për të përfaqësuar qytetarët dhe për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës.
Me kandidaturën e tij, Pacolli shpreson të sjellë një ndryshim të thellë në jetën politike të vendit dhe të jetë pjesë e një qeverisjeje të përgjegjshme dhe transparente.
Selim Pacolli do të jetë në listën e deputetve të kualicionit Lista për familje AKR-PD ku në këto zgjedhje pritet ta ketë nr 2 pasi që Behxhet Pacolli kryetari i AKR-së është tërhequr nga gara në këto zgjedhje për tu zavendësuar me Selim Pacollin.