Gjenerali Rrahman Rama ka numrin 7 në listën e PDK-së për deputetë

Gjenerali Rrahman Rama, mban numrin 7 në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e PDK-së.

Gjenerali Rama ëshë duke vazhduar me fushatën e tij, takime të shumta brenda ditës, në Vushtrri, Mitrovicë dhe në tërë Kosovën.

Ai sot ka zhvilluar disa takime në Vushtrri e Mitrovicë.

Gjenerali është takuar me shokët e tij të luftës.

“Shokët e luftës janë inspirimi, e qytetarët e Vushtrrisë janë krahu im i fortë në këtë rrugë.

Përkrahja që po marr çdo ditë nga ta, është motivi më i madh për #mamirë!”, ka shkruar ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.