Gjenerali Rrahman Rama ka shkruar për gjashtë vjetorin e Ushtrisë së Kosovës, e cila ndryshoi mandatin nga Forca e Sigurisë së Kosovës në Ushtri.
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, thotë se, ky transformim nuk ishte vetëm një arritje institucionale, por një dëshmi e vendosmërisë së popullit të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe sovrane.
Ai shprehet krenar që ishte pjesë e këtij procesi, i cili Kosovës ia forcoi themelet si shtet.
Postimi i plotë:
Sot shënojmë 6-vjetorin e një momenti historik për vendin tonë – ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.
Ky transformim nuk ishte vetëm një arritje institucionale, por një dëshmi e vendosmërisë së popullit të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe sovrane.
Jam shumë krenar që isha pjesë e këtij procesi, i cili Kosovës ia forcoi themelet si shtet.
Lavdi të gjithë atyre që punuan e sakrifikuan për këtë arritje! Ushtria e Kosovës është dhe do të mbetet krenaria jonë!