Gëzim Kelmendi: O “ndale” dorën o Turqi e Erdoganit, se i tranove nipat e Car Dushanit!

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka reaguar pas marrëveshjes që nënshkori Kosova dhe Turqia për marrëveshjen për funksionalizimin e fabrikës së municionit.

Kelmendi përmes një shkrimi në Facebook, ‘kërkon’ nga Turqia të ‘ndalë’ dorën se i tranoi nipat e Car Dushanit.

Kelmendi shkruan për ndihmën e Turqisë në vazhdimësi për shqiptarët.

Postimi i plotë:

O “ndale” dorën o Turqi e Erdoganit, se i tranove nipat e Car Dushanit!

Turqia në vitet e 90-ta, e shpëtoi Shqipërinë nga kërcënimet territoriale të Greqisë.

Turqia në vitin 1999 kishte ndaluar në Grykën e Bosforit anijet ruse që ishin nisur drejt Adriatikut për ta pushtuar Kosovën!

Po në vitin 1999 Turqia kishte qenë ndër shtetet kryesore që në kuadër të NATO-s kishte bombarduar caqet e ushtrisë së Serbisë duke e çliruar Kosovën nga regjimi i Serbisë!

Pas vitit 1999 e deri me sot Turqia nuk u ndal duke e ndihmuar Kosovën në shtetndërtimin e saj, e veçanëriaht në fushën e ekonomisë dhe sigurisë!

Por kjo “dhurata” e fundit në fushën e industrisë së mbrojtjes, me hapjen e fabrikës së prodhimit të municioneve, është “ Qershia mbi tortë “.

Gëzim Kelmendi

Leave a Reply

Your email address will not be published.