Gjenerali Rrahman Rama ka takuar sot fëmijët e dëshmorëve në Vushtrri.
Kandidati për deputet i PDK-së, Rama shkruan në një postim në Facebook, se sakrifica e tyre na obligon që të punojmë me përkushtim për një Kosovë të sigurt për të jetuar, me zhvillim ekonomik dhe mundësi për çdo qytetar.
Njoftimi i plotë:
Sot pata nderin të takoj fëmijët e dëshmorëve, heronjve që ranë në luftën për çlirimin e Kosovës.
Sakrifica e tyre na obligon që të punojmë me përkushtim për një Kosovë të sigurt për të jetuar, me zhvillim ekonomik dhe mundësi për çdo qytetar.
E ardhmja e fëmijëve të dëshmorëve dhe e gjithë gjeneratës së re, është motivi ynë për të ndërtuar një shtet të zhvilluar dhe të drejtë.
Lavdi dëshmorëve të kombit!