Kelmendi: Organizata shqiptaria ka fyer fenë islame

Gezim Kelmendi kryetar i partisë Fjala ka folur rreth temës Kosova mes kombit dhe fesë.

Ai ka thënë se dikujt i duhet kaluar 700 vite për ta kuptuar se ’’nuk qenkemi shqiptarë sa duhet’’.

’’Në fakt është e kundërta’’ ka thënë Kelmendi duke kritikuar përfaqësuesin e organizatës shqiptaria për qëndrimin e tij rreth statistikave të dala nga ASK të cilat kanë nxër se në Kosovë janë 93.49% mysliman.

Ai ka akuzuar organizatën shqiptaria duke thënë se kanë fyer fena islame.

‘’Këta publikisht e kanë fy fenë islame jo individ, me fy individ fundi i fundit nuk qon peshë, por e kanë fy fenë islame dhe këta janë objekt i hetimit të prokurorisë dhe dhashtë zoti që së shpejti të shkojnë aty ku e kanë vendin së bashku me kriminelët e tjerë dhe ata që nxisin urrejtje e përçarje’’, ka thënë Kelmendi.

Sa i përket statistikave të dala nga regjistrimi i popullsisë nga ASK, Kelmendi ka thënë se ato nuk janë nxJer nga ndonjë OJQ por nga një institucion kredibil siç është ASK.

Leave a Reply

Your email address will not be published.