Ismet Beqiri, kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka marrë pjesë në një darkë të fundvitit me strukturat e degës së LDK-së në Podujevë, në një atmosferë të ngrohtë dhe motivuese. Aktiviteti u organizua me ftesë të Kryetarit të degës së LDK-së në Podujevë, z. Ekrem Hyseni.
Gjatë takimit, Beqiri u shpreh i lumtur që ndodhej në vendlindjen e tij, në Llapin e LDK-së, duke e cilësuar atë si një vatër të rëndësishme të frymës së partisë dhe të përkushtimit për të ardhmen e Kosovës.
“Në Llap, në vendlindjen time!
Kënaqësi e veçantë të marrë pjesë në darkën e fundvitit me strukturat e degës së LDK-së në Podujevë, me ftesë të Kryetarit të degës z.Ekrem Hyseni.
Të fala keni nga Llapi i LDK-së! 
Ismet Beqiri 47
“, shkruan ai.



Ismet Beqiri vazhdon të mbetet një figurë e spikatur në politikën e Kosovës, duke gëzuar mbështetje të madhe nga qytetarët e Podujevës dhe më gjerë.