Zemra dihet që është një pompë që pompon gjakun. Dhe, në rastin e sëmundjeve të zemrës kemi prishje të funksionit të saj si pompë.
Zemra si organ muskulor luan rolin e pompës e cila e shtyn gjakun në qarkullim. Zemra, arteriet, venat dhe kapilarët formojnë sistem të mbyllur të gjakut.
Zemra është organ i zgavruar muskulor i përbërë prej dy zgavrave më të vogla, veshëza, dhe në dy zgavra më të mëdha, barkushe, të cilët tkurren dhe shtrihen duke e detyruar gjakun të qarkullojë. Arteriet janë enë elastike të gjakut, të cilat gjakun e largojnë nga zemra.
Venat janë enë të buta elastike të cilat e sjellin gjakun në zemër. Puna e muskujve dhe organeve të tjera e shtyn gjakun nëpër to. Kapilarët e gjakut janë enët më të holla të gjakut përmes të cilave bëhet këmbimi i materieve ushqyese në gjak