Shqetësohemi shumë që t’u pëlqejmë të tjerëve, po neve a na pëlqen vetja jonë? Dhe a është pikërishVetëpëlqyerjat ky faktori kryesor për t’u ndjerë mirë?
Ai që e pëlqen veten e tij i ngjan paksa asaj flakës së një kandili, e cila shkëlqen me dritën e vet dhe në të njëjtën kohë tërheq vëmendjen dhe simpatinë e të tjerëve.
Të kesh një autostimë të mirë nuk është vetëm një e drejtë që e kemi vetëm sepse ekzistojmë, por është dhe një detyrë ndaj vetes tonë, sepse largon ankthet, pasiguritë, ndrojtjet dhe shumë sëmundje, që shpesh e kanë origjinë psikosomatike.
Stima që dikush ka për veten e vet është pikërisht fryt i krahasimit midis asaj çka është dhe asaj që ai aspiron të bëhet. Sa më larg ideales të ndjehemi, aq më pak stimohemi, transmeton Telegrafi.
Vetëm atëherë kur na duket se korrespondojmë me atë çka ndjejmë se duhet të ishim, mund t’i bëjmë të heshtin, të paktën për pak kohë, mendimet tona të brendshme që na brejnë me kritikat e shumta për veten dhe krahasimet e pafundme me të tjerët. E megjithatë, mund të ndihesh i pakënaqur edhe kur ke shumë cilësi pozitive dhe gjërat shkojnë më së miri. Mos ndoshta të munduarit e vetes është një ves nga i cili është vështirë të shpëtosh?
Pjesërisht është e vërtetë, duke ditur se idealen është e pamundur ta arrish. Nuk është e mjaftueshme të diplomohesh me maksimumin e rezultateve apo të martohesh me burrin më të mrekullueshëm në botë, ose akoma më mirë të arrish një pozitë ekonomike shumë të kënaqshme. Për t’u ndjerë të kënaqur me veten asnjëherë nuk mjafton asgjë.