Erdhën për festë në Kosovë, përfundojnë në spital, dy të rinjtë në gjendje të rëndë

Pas konfliktit të ndodhur të dielën në Prizren, ku tre persona mbetën të plagosur, mjeku rajonal i Prizrenit, Daut Mustafa, ka dhënë informacion mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve.

Dy prej tyre, që janë emigrantë dhe në moshë të re, janë në gjendje të rëndë, por jo në rrezik për jetën.

Ndërkohë, gjendja e të tretit po ashtu mërgimtar, është më e lehtë dhe është në përkujdesje intensive, njofton Klankosova.tv.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale të tentativës për vrasje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.