Haradinaj akuzon direkt Kurtin për rrymën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për problemet e fundit me energji elektrike.

Haradinaj tha se Kurti ka penguar secilin investim në energji dhe se është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me shitblerjen e saj prandaj edhe duhet ftuar në prokurori.

Sipas të parit të AAK-së, Qeveria gjatë këtij mandati “ka ditur të mashtrojë qytetarët e vendit në mënyrë shumë të mirë”.

Ditët e fundit shumë zona të vendit kanë mbetur në terr për kohë të gjatë, dhe KEDS0-i ka raportuar për rritje enorme të konsumit me uljen e temperaturave deri në 1400 MË në orë, si dhe për mbingarkesë në sistem.

Leave a Reply

Your email address will not be published.