Policia Rajonale e Prishtinës ka treguar për aktivitetet e saj gjatë javës së kaluar ku janë lëshuar 178 urdhëresa të gjykatës dhe 71 sosh për vepra penale.
“Nga zyrtarët policorë të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 178 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 71 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.”, thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale të Prishtinës.
“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”.
“Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë”.
“Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 13 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm”.
Ata po ashtu kanë njoftuar edhe për aktivitetit në trafikun rrugor.
“Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor”.
“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3273 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor”.