Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pranuar donacionin e radhës me pajisje moderne nga EULEX.
Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi për media ku ndër të tjera thuhet se në ceremoninë zyrtare të organizuar për këtë rast, drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani, së bashku me udhëheqësin e Shtyllës së Monitorimit të EULEX-it, Giovanni Galzignato, dhe shefen e Njësisë Korrektuese të EULEX-it, Anu Melkko, nënshkruan marrëveshjen për pranim-dorëzimin e këtij donacioni.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se donacioni i konsideruar si më i madhi deri më tani për SHKK-në, përfshin pajisje moderne, duke përfshirë: një veturë, një gjenerator, 293 kompjuterë dhe laptopë, si dhe pajisje të tjera teknologjike, si skanerë, printerë, telefona, radio-lidhje dhe inventarë për zyrë.