Osmani: Lavdi për heroizmin e pashuar të veteranëve të UÇK-së

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar sot Ditën e Veteranëve të UÇK-së, duke e cilësuar si një ditë lavdie dhe kujtese për heroizmin e pashuar të luftëtarëve që sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës.

“Nderojmë dhe përulemi me respekt të thellë përpara veprës heroike të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – burrave dhe grave që flijuan gjithçka për lirinë e atdheut”.

“30 dhjetori mishëron heroizmin e pavdekshëm të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, të cilët më 30 dhjetor 1991 zhvilluan betejën e parë kundër regjimit serb”, tha Osmani.

Presidentja theksoi se mijëra burra e gra i dolën zot atdheut në kohët më të vështira, duke u bërë emblemë e shtetit të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit dhe respekt i përhershëm për çdo veteran të UÇK-së”, shkroi Osmani në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.