Vëllezërit nga Deçani kanosin policët, arrestohen

Dy vëllezër janë arrestuar në Deçan, nën dyshimin se kanë kanosur zyrtarët policorë.

Njëri prej tyre dyshohet se ka kryer dhe veprën penale “vjedhja”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, Stacioni Policor nё Deçan, me datё 29.12.2024, ka pranuar informacion se nё njё qendër tregtare nё rrugën  “ Luan Haradinaj” nё Deçan, njё person ka kryer vjedhje dhe i njëjti ёshtё i armatosur. Njёsitet relevante te Stacionit Policor nё Deçan, menjёherё kanё shkuar nё vendin e ngjarjёs, kanё arrestuar tё dyshuarin, dhe gjatё kontrollit tek i dyshuari janё gjetur dhe sekuestruar: njё (1) Armё e llojit Canik kal. 9mm, njё (1) karikator i sё njejtёs armё dhe njё(1) mjet i mpreht (Brisk). Gjatё arrestimit i dyshuari ka kanosur zyrtaret Policor, i njëjti pas intervistimit nga Hetuesit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Nga hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, dhe njёsitet tjera ёshtё kryer kontroll/bastisje, nё shtёpine e personit tё dyshuar nё fshatin Strell i ulёt-Deçan, gjatё bastisjes zyrtaret Policor janё kanosur nga i dyshuari ( vёllai i tё dyshuarit tё parё), i dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas inetrvistimit  nga Hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.