Zbulohet emri i të riut që u qëllua me armë zjarri sonte në Prishtinë

Dragodani u trazua mbrëmjen e sotme nga të shtënat me armë zjarri që u dëgjuan në rrugën “Ferid Curri”. Personi që dyshohet se ishte cak i të dyshuarit u qëllua dhe për pasojë mbeti i plagosur.

Viktima u qëllua në shpinë dhe se bëhet fjalë për Fatlum Jetullahu – i cili u gjet i shtrirë në rrugë nga Policia.

Personi që po dyshohet se e gjuajti me armë viktimën është identifikuar si Shkodran Humolli.

Motivet dhe rrethanat në të cilat ndodhi ky incident i rëndë në kryeqytet janë akoma të paqarta, teksa tashmë vendi i ngjarjes po ekzaminohet nga njësitë përkatëse policore.

Viktima që u plagos me armë zjarri ka marrë ndihmën mjekësore tashmë në vendin e ngjarjes dhe dyshohet se ka pësuar plagë në shpinë, thonë të njëjtat burime.

Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit do të ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.