Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Prelez i Jerlive në Ferizaj, ku për pasojë një person rreth moshës 37-vjeçare ka humbur jetën.
Viktima e këtij aksidenti është 37-vjeçari, Florian Ilazi.
Sipas informacioneve viktima është vetaksidentuar me veturë, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme në lidhje me rastin.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.