Në një video të publikuar së fundmi në Facebook, ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti me kritika të forta lidhur me dështimet në politikën e jashtme të Kosovës gjatë mandatit të tij.
Hoxhaj e ka quajtur bilancin e Kurtit “dështim klasik”, duke theksuar mungesën e njohjeve të reja dhe anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare, si dhe bllokimin e Kosovës për të marrë statusin e kandidatit për Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.