Profesori nga Mitrovica, Safet Abdullahu, i prekur nga rasti i Atikës, vendos që kursimet njëvjeçare të fëmijëve t’i dhurojë për shërimin e saj

Rasti i Atikës Piravës ka prekur të gjithë shqiptarët nga të gjitha trojet shqiptare.

Natyrisht, mitrovicasit po e ndiejnë më shumë dhimbjen për Atikën, pasi ajo vjen nga Mitrovica dhe prindërit e saj janë të njohur si njerëz të respektuar në qytet.

Ky rast ka prekur edhe profesorin universitar, Safet Abdullahu, i cili ka vendosur që kursimet njëvjeçare të fëmijëve të tij t’i dhurojë për shërimin e Atikës

Postimi i plotë:

Para një muaji, operova vajzën time, Lisa, nga një ndërhyrje e lehtë për zorrën qorre. Momenti kur ajo hyri në sallën e operacionit më bëri të ndihem sikur bota u përmbys.

Sot, pashë këtë postim për Atiken, një vajzë 15-vjeçare që ka nevojë për ndihmë, dhe vendosa që fondin njëvjeçar të grumbulluar nga kursimet e dy fëmijëve të mi ta dhuroj për të.

Nuk po e publikoj këtë për të fituar vëmendje, por për t’ju kërkuar të gjithëve që ta ndihmoni, sikur të ishte vajza juaj!

Leave a Reply

Your email address will not be published.