Azemi i LDK-së: Qeveria vazhdon me blerjen e votës

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Visar Azemi ka thënë se Qeveria Kurti vazhdon të ketë një qasje absurde dhe të papërgjegjshme ndaj problemeve të qytetarëve.

“Me të njëjtën dorë që firmos kontrata për 220 punëtorë të rinj në KEK, ai vazhdon të përhapë “suksese” që janë të paqena dhe larg realitetit”, ka shkruar Azemi.

Ai ka thënë se me këtë lëvizje, qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, ka vazhduar me blerjen e votës, shkruan Ballkani.info.

“Qeveria ka dështuar totalisht në menaxhimin e sektorit energjetik, dhe fjalët e Kurti janë një ofendim për ata që po vuajnë çdo ditë nga mungesa e energjisë”, ka thënë tutje Azemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.