Një i dyshuar në Fushë Kosovë është vënë në pranga në orët e para të së dielës për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Siç thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës për të hënën, tre policë kishin shkuar në banesën e tij përreth orës 02:00 për t’ia tërhequr vërejtjen për zhurmën. I dyshuari më pas i kishte sulmuar ata, shkruan Insajderi.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR– Rr. Hajrullah Zymi, Fushë Kosovë / 05.01.2025 – 02:23. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar zyrtarët policor, të cilët kishin shkuar në banesën e tij për të tërhequr vërejtjen për zhurmën të madhe. Tre zyrtar policore kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, njofton policia.