Ambasadori Ajeti merr pjesë në pritjen vjetore të vitit të ri të organizuar nga mbreti i Danimarkës

Kongeparret afholder nytårskur for det diplomatiske korps. Christiansborg Slot mandag den 6 januar 2025 (Foto: Keld Navntoft Ritzau/Scanpix)

Faruk Ajeti, ambasadori i Kosovës në Gjermani, ka marrë pjesë në pritjen vjetore të vitit të ri që është organizuar nga mbreti i Danimarkës Frederik X, dhe, Mbretëresha Mary, përcjell Gazeta Express.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Ajeti, i cili ka shtuar edhe se ky organizim është bërë për shefat e misioneve diplomatike në Kështjellën Christiansborg në Kopenhagë

‘‘Kënaqësi e veçantë të merrnim pjesë në pritjen vjetore të Vitit të Ri, të organizuar nga Lartëmadhëria e Tij, Mbreti i Danimarkës Frederik X, dhe Lartëmadhëria e Saj, Mbretëresha Mary, për shefat e misioneve diplomatike në Kështjellën Christiansborg në Kopenhagë’’, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.