Ceremonina e betimit të kursantëve të Kursit Komando, Maqedonci në Shqipëri me ftesë të Vengut

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni ka marrë pjesë në ceremoninë e betimit të kursantëve të Kursit Komando, zhvilluar në Regjimentin e Operacioneve Speciale në Zallher.

Ministri atje shkoi me ftesë të homologut të tij nga Shqipëria, Pirro Vengu, njofton Klankosova.tv.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Maqedonci thotë se ushtarakët nga Kosova pas përfundimit me sukses të këtij kursi tejet sfidues, do të kenë mundësinë që njohuritë e shkathtësitë e fituara t’i vënë në funksion të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe mbrojtjes së vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.