Menduan se kishte vdekur, familja sheh foton e djalit të gjallë në lajme dy vjet më pas

Një familje e cila u largua nga Ukraina kur Rusia e pushtoi atë në shkurt të vitit 2022, mësoi së fundmi se djali 25-vjeçar për të cilin ata mendonin se kishte vdekur, është gjallë dhe mirë.

Valeriia dhe Roman Biletskiy, të cilët tash jetojnë Uashington me shtatë fëmijët e tyre të tjerë, thanë se panë djalin e tyre Roman Jr në një foto të burrave që sapo ishin liruar nga një burg rus. Prindërit zbuluan në disa media lokale se atyre u ishte thënë më 30 dhjetor se djali i tyre ishte liruar nga një burg rus.

“Dy vitet e gjysmë të fundit kanë qenë të vështira për ne. Ne ishim të shqetësuar për djalin tonë gjatë gjithë kohës”, tha Valeria Biletskiy për KING 5 përmes një përkthyesi. “Ne ishim të shqetësuar se ku ishte dhe nëse ishte shumë larg, nëse po e torturonin. Po sikur ta vrisnin?”.

Roman Jr's parents, Valeriia Biletskiy and Roman Biletskiy Sr, have been praying for their son's safe return ever since they got confirmation he was in a Russian prison in February 2023

Prindërit e Roman Jr fillimisht panë një foto të djalit të tyre në një autobus përpara se të merrnin një telefonatë nga ai. Sipas babait të tij, fjalët e tij të para ishin: “Mami, mos qaj. Mami, unë jam në shtëpi. Ne jemi shumë të lumtur”.

Lirimi i Roman Jr duket se është pjesë e një shkëmbimi të fundit të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës, në të cilin u liruan 189 ukrainas. Kjo përfshinte personelin ushtarak, rojet kufitare, rojet kombëtare dhe dy civilë, raportoi Associated Press.

The public fundraiser for the Biletskiy family to help get Roman Jr back to the US has received $4,820 in donations

Leave a Reply

Your email address will not be published.