Në mbrëmjen e sotme, Bedri Hamza i ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës.
Hamza ka thënë se rritje pagash dhe sigurim të plotë shëndetësor e jetësor do të ketë edhe për policët, ushtarët dhe punonjësit e inteligjencës.
“Një mbrëmje me mbrojtësit, shpëtimtarët dhe heronjtë e Mitrovicës.
Pagat e zjarrfikësve do t’i rrisim për 50 %, statusin e tyre do ta rregullojmë me ligj dhe do të ofrojmë sigurim të plotë shëndetësor dhe jetësor për ta. Në çdo zjarr që shuajnë dhe çdo jetë që shpëtojnë, ata rrezikojnë veten për të na mbrojtur dhe mbajtur të sigurt. Shërbimi i tyre na frymëzon!
Rritje pagash dhe sigurim të plotë shëndetësor e jetësor do të ketë edhe për policët, ushtarët dhe punonjësit e inteligjencës.
Kosova mundet ma mirë! #PDK131”, ka shkruar Hamza.