Nderim për Dëshmorët: Lahi Brahimaj viziton vendet e shenjta të kujtesës kombëtare

Sot, në një ditë përkujtimi dhe nderimi të thellë, Lahi Brahimaj, së bashku me familjarë dhe bashkëluftëtarë, vizitoi varrezat e dëshmorëve në Dashinoc dhe Shqiponjë, duke nderuar kujtimin e heronjve të pavdekshëm të kombit.

Në Dashinoc, u bënë homazhe për dëshmorët Qel Ukaj dhe Zef Gjokaj, të cilët sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës. Ndërsa në Shqiponjë, u nderua trimëria e Nik Hajdarajt, një tjetër figurë emblematike e luftës për çlirim.

“Këto vende janë bërë altare të lirisë sonë,” tha Brahimaj, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së amanetit të dëshmorëve dhe përcjelljes së vlerave të tyre tek brezat e ardhshëm.

Në përulje para varrezave të dëshmorëve, u dha një betim solemn për të mbajtur të gjallë kujtesën e sakrificës së tyre sublime dhe për të ruajtur lirinë që ata na lanë trashëgimi.

Këto akte nderimi dhe kujtese shërbejnë si një mesazh i fortë për unitetin kombëtar dhe përkushtimin ndaj vlerave të lirisë e drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.