Përurimi i QKMF-së së re në Mitrovicë ka gëzuar edhe ish-komandantin e Zonës Operative të Shalës, Rrahman Rama.
Ish-gjenerali i FSK-së, i cili tani garon për deputet me numër 7 në listën e PDK-së, ka uruar këtë bashkëfinancim ndërmjet shoqatës “Jetimat e Ballkanit” dhe Komunës së Mitrovicës.
Rama, përmes një postimi, ka shkruar se me Bedri Hamzën kryeministër, e gjithë Kosova mund të gëzojë projekte të ngjashme me QKMF-në në Mitrovicë.
Postimi i plotë:
Sot kam marrë pjesë në përurimin e QKMF-së në Mitrovicë, që është projekt si bashkëfinancim në mes të Komunës së Mitrovicës dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.
Kënaqësi që pashë se u jetësua një projekt i tillë, që u mundëson qytetarëve të Mitrovicës shërbime mjekësore me standard evropian.
Me Bedri Hamzën kryeministër, edhe gjithë Kosova mund të gëzojë projekte të tilla. Padyshim #mamirë.