Çuditet dhe çudit Prindon Sadriu: E quan “fenomen” presidenten Osmani se zhvilloi “dhjetëra takime”

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë ditëve të fundit pati disa udhëtime jashtë vendit.

Së fundi, Osmani qëndroi në Tunizi.

Me këtë rast, Osmani mori pjesë në Samitin e Frankofornisë, ku të pranishëm ishin edhe shumë krerë të shteteve anëtare të Frankofonisë.

Në këtë Samit, presidentja Osmani theksoi se është diskutuar për vlerat e përbashkëta, diversitetin kulturor e gjuhësor dhe promovimin e lirive e të drejtave njerëzore.

Por më tepër se që u krenua presidentja Osmani për takimet që pati përgjatë këtij samiti, ishte bashkëshorti i saj, i cili e “ngriti lartë” Osmanin.

Madje ai e quajti “Fenomen”, presidenten Vjosa Osmani.

“Fenomeni Vjosë! Dhjetëra takime brenda 24 orëve në Samitin e Frankofonisë”, shkroi ai.

Duhet theksuar se në shumë raste, bashkëshorti i presidentes, Prindon Sadriu është deklaruar në lidhje me zhvillimet e rëndësishme të Kosovës.

Sadriu në disa raste shkonte edhe më larg, duke e “zëvendësuar” presidenten Osmani sa i përket deklarimeve.

Pati raste kur edhe vetë presidentja i tërhoqi vërejtjen atij, si në rastin e pritjes së homologes së saj hungareze, Katalin Novak.

Në këtë ceremoni aty ishte parë prezent edhe Zotëriu i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, të cilin kamera e ka kapur në një moment mbase jo të zakontë. Kjo meqë, mbi tapetin e kuq, teksa po zhvillonin një diskutim mes vete, presidentja Vjosa Osmani, duket t’i thotë një rekomandim, pas të cilit ai menjëherë bën një veprim të papritur, duke u tërhequr për mbase dy hapa prapa.

Leave a Reply

Your email address will not be published.