Baba Sheh trimërohet duke bërë Ziçër, dëshiron ta shpojë vetën! (VIDEO)

Këtë javë, emisioni Kojshia Show, i cili u transmetua në DTV iu kushtua tarikateve të fesë islame në Kosovë, ku mysafirë ishin, Shejh Dukagjin Shehu nga Tarikati Halveti, Sheh Bedri Osmanollaj nga Tarikati Kadiri dhe Shejh Kujtim Popaj që është agjent i 12 Tarikateve.

Në këtë emision, të ftuarit në studio sqaruan për publikun shumë keqkuptime dhe histori të sajuara, të cilat ishin shpërndarë ndër shqiptarët sa i përket praktikave fetare të tarikateve në Kosovë.

Në një moment, ata edhe improvizuan lutjet që i bëjnë nëpër Teqet e tyre. Këto lutje quhen “Ziqër” (në turqisht) apo “Dhikër” (në arabisht).

Të pyetur se përse, gjatë këtyre lutjeve, janë parë shpesh se besimtarët edhe shpohen, Sheh Bedri Osmanollaj, ka thënë se kjo është e vërtetë dhe se bëhet për ta kujtuar rënien e Imam Hyseinit.

Ai, madje thotë se nuk i ka shtizat me vete sepse do të ishte shpuar në emision, duke shtuar se këtë vepër e bëjnë vetëm trimat.

Ndiqeni minutën e 55 të emisionit për ta parë një pjesë të improvizimit të Ziçrit si dhe përgjigjen e Sheh Bedri Osmanollaj se pse shpohen besimtarët gjatë lutjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.