“Qe 20 vjet punojë në UP. Disa nga problemet e UP janë me të cilat jam ballafaquar edhe vet. Senati duhet të merret me probleme zhvillimore e cështje akademike. UP ka potencial të jashtëzakonshëm për gjuhë angleze”.
Ai tha se është pjesë e UP-së që 20 vjet dhe i di shumë mirë problemet. Ai premtoi se do të gjejë zgjidhje sa i përket plagjiaturës. Të gjashtë kandidatët për rektor të ri të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” janë intervistuar në praninë e medieve.
Planin e tij fillimisht e paraqiti kandiadti But Dedaj, profesor i Fakultetit Ekonomik.
“Ne duhet t’i caktojmë partnerë të UP për t’i përafruar programet. Ne duhet studentët t’i mbështesim për mobilitet. Duhet kuadrot me i përgatitur për tregun e Evropës. Puna e parë është stabilizimini i gjendjes. Angazhimi duhet me qenë promovimi i programeve tona sepse është zvogëluar numri i studentëve”.
“Sa i përket plagjiaturës bëhen në të gjitha UP. Duhet softuer pre anti-plagjiat. Kur punimet bëhen në gjuhën angleze gjendet më lehtë plagjiatura. Na duhet me punuar me kornize ligjore dhe kemi komisionin që funksionon”.
Ermir Rugova kandidat nga FShMN-ja tha se e gjithë puna e tij do të jetë e ndërtuar mbi parimet e pavarësisë së universitetit, raporton EO.
“Ajo çka garanton zhvillimin është profesionalizmi. Misioni im do të jetë sigurimi i zhvillimit të UP në aspektin akademik. E gjithë puna do të jetë e ndërtuar mbi parimet e pavarësisë. Programi që po prezantoj është i përpunuar me planin strategjik të arsimit”.
Për këtë pozitë kanë aplikuar: Sefer Avdijaj nga Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN), But Dedaj nga Fakulteti Ekonomik, Ermir Rugova nga FSHMN, Qerim Qerimi nga Fakulteti Juridik, Sali Salihu nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Ilir Tolaj nga Fakulteti Mjekësisë.
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës kishte emëruar si ushtruese të detyrës së rektorit, Luljeta Plakolli-Kasumin, profesoreshë në Fakultetin Juridik.
Konkursi ishte shpallur pasi më 21 tetor 2022, ish-rektori Naser Sahiti ishte shkarkuar nga Këshilli Drejtues i UP-së, me arsyetimin se kishte treguar performancë të dobët dhe mospërmbushje të detyrave të menaxhmentit të lartë sipas përcaktimeve të ligjeve dhe Statutit në fuqi.